Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike.
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Bardhyl Dobra ka thënë se me qëllim të rritje së sigurisë kibernetike kanë rekomanduar Qeverinë që të ndaloj përdorimin e TikTok dhe të gjitha shërbimet e tij në institucionet publike, transmeton Telegrafi.
Ai tha se obligohen të gjitha institucionet publike të cilat janë pronar dhe administrojnë rrjete shtetërore të komunikimit që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e shërbimeve të rrjetit social TikTok në ambientet zyrtare të punës.