LDK-ja do të jetë kandidate dhe faktore shumë serioze në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi në “InfoNata”, deputeti i LDK-së, Anton Quni.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë për vendin e parë.
Ndërsa ka folur për qeverisjen Kurti, deputeti Quni tha se partia e kryeministrit, Vetëvendosje nuk do të arrijë më t’i fitojë 51% të votave, por që sipas tij, një rezultat i tillë, u arritë në kohën kur LDK-ja si forcë politike, u ballafaqua me probleme të brendshme.
Nuk e besoj që VV-ja do të arrijë 51%. Të gjithë e dimë natyrën e atyre zgjedhjeve, dhe problemeve që ka kaluar LDK-ja dhe qëndrimet e ndryshme brenda partisë, që tani janë në një atmosferë dhe ambient shumë më të favorshëm. Ikja nga dialogu, është ikje e përkohshme. Kurti është i vetëdijshëm që duhet ta finalizojë në raportet me Serbinë”, tha tutje Quni.