Drejtoresha e Emergjencës dhe Sigurisë në komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj-Shala, ka folur për Klankosova.tv rreth situatës së zjarreve në Prevallë.
Ajo tha se gjendja nuk është aq alarmante siç po pretendojnë qytetarët, dhe se të gjitha autoritetet janë në vendin e ngjarjes për të intervenuar në shuarjen e zjarreve.
Madje Shala e ka përmendur edhe gatishmërinë e qyteteve të tjera për të ndihmuar në këtë situatë.
“Pas orës 12 të natës e kemi marrë emailin prej AME-së ku na kanë ofruar ndihmë prej qyteteve të tjera si Prishtina, Ferizaj, Gjakova”, ka thënë Sinanaj-Shala.