Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ku mbetën të plagosur dy zyrtarë policorë, përcjell KosovaPost.
Rama ka thënë se sulmi terrorist është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër.
“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, ka shkruar Rama në platformën ‘X’.


























