Itali, Romë – Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku është pritur nga homologu, Mario Draghi.
Në fjalën e tij, kryeministri Italian theksoi se Italia do të jetë gjithmonë mbështetëse për Shqipërinë, ndërkohë ka përmendur edhe nismat që po punojnë së bashku palët, si ajo e studentëve, ekonomisë, apo emigrantëve.
“Nuk ka nevojë për shumë fjalë. Është marrëdhënie e lashtë dhe shumë e fortë. Bashkësia italiane dhe shqiptare janë të gjera dhe janë të integruar shumë mirë. Studentët shqiptarë janë të shumtë dhe përfitojnë shumë. Janë me mijëra në Itali edhe sipërmarrësit. Edhe bashkëpunimi për sigurinë ka ecur mirë. Ka nisma që do punojmë të dy palët. Do të nënshkruaj pjesëmarrjen me komitetin ekonomik Shqipëri-Itali. Me pak fjalë mund të them që Italia do jap mbështetje të bindur Shqipërisë” tha Draghi.
Ndërkohë në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama duke folur për integrimin në Bashkimin Europian, është shprehur se vendet nuk mund të ecin në dy korsi të ndryshme. Rama theksoi se çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor patjetër që do të pasqyrohet edhe në Bashkimin Europian.
Duke folur për pensionet, Rama u shprehe se ka biseduar me kryeministrin italian që të përshpejtohen procedurat për emigrantët shqiptarë.
“Të rinj që do ishte e rëndësishme që të integrohen sistemet universitare europiane me atë të Ballkanit Perëndimor, apo sistemet bujqësore, kërkimit të inovacionit dhe padyshim në të tjera pa harruar tranzicionin ekologjik. Nuk ka kuptim te jemi të ndarë. Është themelore se çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor ka një ndikim të menjëhershëm në BE. BE ka një kufi të jashtëm dhe të Brendshëm. Dhe jashtë këtij kufiri të Brendshëm janë 6 shtete që praktikisht janë në zemër të BE. Munda ti kërkoj kryeministri përshpejtim të njohjes së pensioneve për shqiptarët. Dhe folëm për sigurinë e drejtësinë. Mendoj që kemi mundësi të mira për projekte. Apo për policinë. Apo shkollën italiane të magjistraturës për ligjin dhe të drejtën. Është bërë shumë, Italia ka qenë protagonist kryesor për këtë kalim të dhimbshëm nga një regjim diktatorial në një demokraci funksionale. Nuk e shprehim dot me fjalë mirënjohjen ndaj Italisë. Nuk e kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Shqipërisë, si të djathtët dhe të majtët. Shpresoj që Draghi të ketë mundësinë të vijë në Shqipëri, pasi të kemi organizuar një javë të përbashkët mes dy vendeve për të kremtuar gjithçka që na lidh.” tha Rama.
“Është e lidhur integrimi me politika të brendshme të vendeve të ndryshme. Por vende si Italia nuk i kanë lidhur asnjëherë këto probleme me integrimin. Por si do të thoshte Donald Trump, është çfarë është. Integrimi Europian nuk është se na e kanë kërkuar, por është pjesë e borxhit që ne u kemi brezave të rinj të vendet tona” tha Rama. /abcnews.al/