Kryeministri i Shqipërisë, Edi
Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Britani të Madhe, transmeton Kosova Post.
Në kuadër të turit me diasporën, Rama po zhvillon takimin me shqiptarën në Britani, teksa është shprehur hapur duke kërkuar votën e tyre për zgjedhjet parlamentare të 2025.
‘Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.’, tha Rama.
Ai shtoi se: Nëse ju shqiptarët e botës së lirë do të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, për Shqipërinë 2030 në BE, përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare, por përfundimtare, pa kthim pas për progresin dhe shtetbërjen, Fitorja jonë nuk duhet dhe nuk do të jetë fitorja e radhës së një partie ndaj të tjerave por triumfi i një vizioni për botën, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Ju ju qëllojnë të jeni pranë e njëri të ketë socialist e tjetri demokrat, por nuk i suleni në fyt njeri-tjetrit por i jepni dorën dhe mbështesnin. Kaq e pamundur është që këtë ta bëjë edhe Shqipëria. Jo, mjafton që shqiptarët që jetojnë me punë e rrisin me mund fëmijët, ta përzënë djallin de ndasisë nga hapësira që ndan shtëpitë e tyre e të përqafojnë alternativën që i bën krenar. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga histori”, tha Rama.