Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë ditën e djeshme në Tel Aviv të Izraelit, një vizitë e cila u mbajt në Qendrën Mjekësore Sheba.
Kryeministri ka reaguar në rrjetin social facebook lidhur më këtë takim, ku ditën e sotme u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti Isaac Herzog. Në shkrimin e tij, ai thekson se në Shqipëri s’ka vend për asnjë formë të urrejtjes fetare apo etnike.
“Dhe me mbrëmjen e nderimit me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e cila është një nderim shumë i posaçëm për personalitete të nivelit më të lartë, por që në rastin tim e konsideroj nderimin e duhur për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre të vetëm tek nazistët, si edhe për faktin domethënës se në Shqipëri s’ka vend për asnjë formë të urrejtjes fetare apo etnike, përfshirë edhe antisemitizmin, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjatë vizitën në qendrën shëndetësore, Rama tha se e kishte pritur prej kohësh të shkonte atje, ndërsa vlerësojë mbështetjen e dhënë nga kjo qendër.