Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën së bashku me familjen e tij ka vizituar Prizrenit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Facebook.
“Prizreni të jep përherë një kënaqësi të posaçme; historia e shqiptaria bashkëjetojnë në ajrin që thith dhe njerëzit kanë një energji shumë të mirë ngado i hedh sytë”, ka shkruar Rama.
Qyteti i Prizrenit
Prizreni, është një ndër qytetet më të rëndësishme historike që duhet vizituar.
Xhamia e Sinan Pashës është një nga objektet më të rëndësishme në Prizren.
Përzierja marramendëse e arkitekturës osmane dhe asaj bizantine është mbreslënëse.
Ndryshe quhet “muzeu nën qiellin e hapur.
Kalaja e Prizrenit, është ndërtuar në një kodër të lartë, në një ambient piktoresk dhe në një pozitë jashtëzakonisht strategjike.
Prizreni shquhet edhe për rrugët e vjetëra.
Ushqimi është i mirë, jo vetëm në Prizren, por edhe në fshatrat përreth.
Lugina Zhupa është e njohur për restorantet e peshkut, ndërsa rajoni i Hasit shquhet për ushqim tradicional siç është flija.
Për ata që preferojnë muzikë moderne, “Ngom fest” dhe pop janë në fund të qershorit.
Ndërsa “Doku fest” është festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër.