Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se nuk mundet ta fsheh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës “më në fund bëri thirrjen e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel”.
Sipas tij, Kosova është në një vend më të mirë pasi pranoi propozimin e BE-së, dhe siç thotë ai, është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë.
“Populli i mençur shqiptar dhe jo vetëm ai, meqë ra fjala, thotë “më mirë vonë se kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund mori vendimin e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel. Kosova është në një vend shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara. Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. Unë u bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të ruajnë këtë vrull dhe të shtyjnë përpara drejt një përparimi përfundimtar”, ka shkruar ai në “X”.