“Po punojmë çdo ditë që qytetarët e Prishtinës të marrin shërbimet jetike me dinjitet dhe pa vonesa. Falënderoj ekipet alternative të Komunës së Prishtinës, që po punojnë pa ndalur 24/7 për të mbledhur mbeturinat dhe për të mbajtur qytetin pastër, në një situatë të jashtëzakonshme, ku mbi 30 kamionë pastrimi mbeten të bllokuar në parkingun e ndërmarrjes Pastrimi”, ka theksuar ai.
Rama ka theksuar se “këto ekipe po bëjnë të pamundurën në kushte tejet të vështira, dhe meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë të plotë”.


























