Turistë nga shumë vende të botës kanë vërshuar drejt Shqipërisë për të parë nga afër bukuritë dhe atraksionet që ofron.
Fluksi i turistëve ka shtuar dhe përgjegjësitë për të pasur një infrastrukturë moderne, e cila do duhet t’i përgjigjet fluksit në fjalë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga siç e quan ai “panoramike” Orikum-Dukat.
Rama thotë se ky investim infrastrukturor i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat për në plazhet e bukura të jugut.
“Mirëmëngjesi dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.
.