Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në X pasi Gjykata Speciale e Hagës nuk lejon Hashim Thaçin që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Rama shprehet se ky vendim i gjykatës shkel rëndë të drejtat e njeriut duke e kthyer në një drejtësi të turpshme.
“Një ultësirë e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë!”, shkruan Rama.