Ramiz Brahimaj është rikthyer te fitorja në UFC, pasi në Madison Square Garden mposhti kundërshtarin Mickey Gall në raundin e parë në New York.
Sportisti nga Kosova u hodh përpara me një mori grushtash, Brahimaj i dha një goditje të fortë kundërshtarit dhe ai më nuk arriti të ngritët në këmbë për ta vazhduar meçin.
“Një nga ndjenjat më të mira në botë. Kam kaluar shumë turbulenca këto dy vitet e fundit. Isha aq i zemëruar me veten për kaq shumë kohë sa nuk e lashë kurrë. Sonte, e dija. Unë jam në shtëpi. Unë jam një bombardues i Bronksit”, deklaroi Ramiz Brahimaj pas fitores.
Telegrafi/