Parlamenti Evropian sot pritet ta miratojë raportin për Kosovën. Më herët ky raport u miratua edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme i këtij institucioni.
Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon.
Cramon tha se seanca e Parlamentit pritet të filloj nga ora 11:00.
Ndërsa në ora 17:00, Viola von Cramon dhe raportuesi i përhershëm për Serbinë, Vladimír Bilçík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.
Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Tomorrow the European Parliament will adopt its report on #Kosovo 🇽🇰🇪🇺
You can follow the debate from around 11:00 AM
here👉https://t.co/4BcTwPXg5TLive Press Conference on the report together with the report on #Serbia tomorrow at 17:00
follow here👉https://t.co/WLqMdpTEQn— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 24, 2021