Sipas raportimeve të deritanishme nga ekipet e komisionerëve dhe vëzhgjuesëve të Lëvizjes Vetëvevendosjes në Ferizaj, bëhet e ditur se në këtë komunë do të ketë balotazh midis kandidatit të PDK-së, Agim Aliut, njëherësh kryetar aktual, dhe kandidatit nga Levizja Vetëvendosje, Valon Ramadani.
Sipas burimeve nga Shtabi i Vetëvendosjes në komunën e Ferizajt, trendi i rezultateve nga mëngjesi deri në ora 15;00, tregojnë për një raund të ri të përmballjës elektorale mes Aliut dhe Ramadanit.