Sipas raportit “Gallup Global Emotions 2024”, i cili ofron një pamje të matjeve më të fundit të përvojave pozitive dhe negative të përditshme të njerëzve, shqiptarët janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit.
Ndërkohë pas Kosovës, jemi ata që përjetojmë më shumë kënaqësi, ndjesi çlodhje, buzëqeshim më shumë e trajtohemi me më shumë respekt. Gjetjet bazohen në afro 146 000 intervista me të rritur, në 142 vende dhe zona në vitin 2023.
Indekset e përvojës pozitive dhe negative të Gallup-it, matin gjërat e paprekshme të jetës, ndjenjat dhe emocionet, që treguesit ekonomikë tradicionalë si PBB-ja, nuk arrijnë t’i pasqyrojnë.s.n.