Nenad Rashiq, ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, ka dhënë një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”.
Në këtë intervistë, z. Rashiq ka theksuar se turpërohet që Aleksandar Vuçiqi është president i Serbisë.
“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, deklaroi Rashiq, ministri i vetëm serb që ende është në Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
























