Ministri në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë për mediat serbe se situata rreth manastirit të Banjskës është ende dramatike dhe se nuk ka shenja se do të qetësohet shpejt.
Sipas informacioneve të tij, një pjesë e sulmuesve kanë hyrë në manastir, ndërsa policia i ka bërë thirrje me megafon që të dorëzohen.
Siç thuhet më tej, bazuar në burime nga policia, sulmuesit janë të organizuar mirë dhe dyshohet se janë të armatosur me armë të rënda, armë dhe mortaja.
Sipas informacioneve të tij, ende nuk dihet kush janë sulmuesit.
“Situata është dramatike. Jam dëgjuar disa herë me (Xhelal) Sveçlën, ministrin e Policisë. Së fundmi ka dalë lajmi se në atë përleshje kanë mbetur të vrarë disa persona. Mëngjesin e sotëm policia u ka dërguar kërkesë për dorëzim, por nuk ka asnjë komunikim apo kontakt mes dy palëve. Policia thërret me megafon sulmuesit, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje. Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti. Tani për tani është qetësi”, citohet të ketë thënë Rashiq për Nova.rs.
























