Ministria e Punëve të Jashtme të Tajvanit i ka reaguar miliarderit Elon Musk se Tajvani nuk është në shitje dhe nuk është pjesë e Kinës, transmeton Kosova Post.
“Dëgjo, Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe sigurisht nuk është në shitje,” postoi ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter.
Mesazhi ishte një përgjigje ndaj komenteve të Musk që ai bëri në Samitin All-In të mbajtur së fundmi në Los Angeles.
“Unë mendoj se kam një kuptim të mirë të Kinës. Kam qenë atje shumë herë dhe jam takuar me menaxhment të lartë në shumë nivele… për shumë vite. Mendoj se kam një kuptim mjaft të mirë të Kinës si një i huaj,” tha Musk, në Los Anxhelos.
Tajvani u nda nga Kina gjatë luftës civile në 1949. Pekini ende e sheh Tajvanin si pjesë të territorit të tij që duhet të ribashkohet me kontinentin.
Musk, CEO i X, SpaceX dhe Tesla, tha se politika e Kinës është të ribashkojë Tajvanin me Kinën.
“Nga këndvështrimi i Kinës, Tajvani është pjesë e saj”, komentoi miliarderi.
Në postimin e tij, Wu shtoi se shpresonte se Musk do t’i kërkonte Partisë Komuniste Kineze (CCP) që t’u lejonte njerëzve të saj akses në Xu, një rrjet social i ndaluar aktualisht në Kinë.
“Shpresoj që Elon Musk do t’i kërkojë CCP t’u japë njerëzve të saj akses në X.
Ndoshta ai mendon se ndalimi është një politikë e mirë, si fikja e Starlink ndërsa penguat kundërsulmin ukrainas kundër Rusisë,” tha ministri i jashtëm i Tajvanit.
Tajvani e qortoi Musk nëntorin e kaluar për sugjerimin e miliarderit se tensionet midis Kinës dhe Tajvanit mund të zgjidheshin nëse Pekini do të kishte një lloj kontrolli mbi Tajvanin.


























