Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, reagoi pas anulimit të seancës së Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e disa neneve të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Mbaroi loja”, ka shkruar ai.
“Gjuha shqipe nuk u ndalua, Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua, lista e zezë për korrupsion u konfirmua. Rrini rahat. Qeveria punon”, ka shkruar Mexhiti në një postim publik.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese po shihet si fitore për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe një goditje ndaj përpjekjeve për kufizimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë Veriut.