Real Madrid nuk ka shkuar përtej barazimit në ndeshjen me Rayo Vallecano, e vlefshme për Javën e 25-të në La Liga.
Takimi në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas” është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1. .
Real Madrid pas vetëm tre minutave lojë me një kundërsulm të shpejtë ka gjetur golin e avantazhit me Joselu. Por pastaj penalltia e realizuar nga Raul de Tomas në minutën e njëzet e shtatë ka bërë që Rayo Vallecano ta barazojë rezultatin po edhe ta fitojë pikën e parë në shtëpi për vitin 2024.
Në minutat e fundit Real Madrid ka mbetur me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Daniel Carvajal me kartonin e dytë të verdhë.
Aktualisht tabela e La Liga kryesohet nga Real Madrid, ndërsa Rayo Vallecano gjendet në vendin e katërmbëdhjetë./rtk