Real Madridi bën detyrën ndaj Granadës duke marrë një fitore të thjeshtë në shifrat 4-1, në duelin për javën e 13-të në La Liga. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19 me Asension, ndërkohë që Nacho do të dyfishonte avantazhin.
Vendasit kthehen në lojë në minutën e 36-të, me Suarez. Në pjesën e dytë, Reali sërish dominon ndeshjen dhe në minutën e 56-të gjeti golin e tretë me Vinicius Junior.
Monchu ndëshkohet më karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Vinicius JR duke ja bërë dhe më të thjeshtë Los Blancos.
Në minutën e 76-të, Ferland Mendy shënoi dhe golin e katërt dhe të fundit në këtë ndeshje. Reali ngjitet momentalisht në krye me 30 pikë, dy më shumë se Sevilla dhe Sociedad.