Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, është takuar me një nga veprimtarët e devotshëm shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut, Richard Llukaj.
Reka e ka falënderuar Llukajn për ndihmën e vazhdueshme për shumë projekte kombëtare, ku sipas tij, në kohën kur zëri ynë nuk dëgjohej, ky afarist ishte dhe mbeti zëri ynë që respektohej në qarqet zyrtare amerikane.
“Kënaqësi të takoja z. Richard Llukaj, një nga veprimtarët e devotshëm shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut dhe ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). E falënderova afaristin e suksesshëm dhe filantropin zemërgjerë për ndihmën e vazhdueshme për shumë projekte kombëtare. Në kohën kur zëri ynë nuk dëgjohej, ai ishte dhe mbeti zëri ynë që respektohej në qarqet zyrtare amerikane”, ka shkruar Reka në “Facebook”.