Republikanja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Liz Cheney e cila është pjesë e komitetit të përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve të cilët hetojnë kryengritjen e 6 janarit 2021 në”Capitol Hill”, ka thënë se ajo ngjarje ka qenë “jashtëzakonisht mirë e organizuar”.
Komentet e ligjvënëses vijnë përpara se paneli të vendoset të mbajë seancën e parë publike më 9 qershor në lidhje me hetimin.
“Është jashtëzakonisht i gjerë. Është jashtëzakonisht i organizuar. Është me të vërtetë rrëqethëse,” tha Cheney, raporton CNN.
Anëtarët e komisionit kanë thënë se seancat mund të përqendrohen në rolin e drejtpërdrejtë të ish-presidentit Donald Trump në minimin e rezultateve të zgjedhjeve.
Më 6 janar “Capitol Hill”, u sulmua nga grupe njerëzish, mbështetës të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Ngjarja kishte vijuar, pasi Trump nuk i pranonte rezultatet zgjedhore të cilat ia jepnin pushtetit demokratit, Joe Biden.g.e.