Ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka aderuar në partinë Guxo.
Me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook, Reshitaj ka thënë se po i bashkohet këtij subjekti politik për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve te saj.
Njoftimi i saj i plotë:
Sot, me përkushtim dhe e vendosur për të vazhduar kontributin tim për vendin, ju njoftoj se po i bashkohem Partisë Guxo për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Së bashku, do ta forcojmë Republikën e Kosovës dhe do të dëshmojmë se guximi ynë është forca që ndryshon historinë!
Nuk ka kthim prapa për Kosovën tonë që e duam.
Bashkë për drejtësi, barazi, zhvillim e dinjitet.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë Kryetare Donika Gërvalla.