Reuten: T’i hiqen masat Kosovës, s’do të duhej të ishin vendosur

Eurodeptueti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese. Në në “X”, Reuten ka shkruar se masat fillimisht s’do të duhej të ishin vendosur fare.

Reuten ka thënë se ka pasur incidente shumë më të mëdha, sikurse sulmi i Banjskës që s’janë ndëshkuar fare.

“Masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ata nuk duhet të ishin aty në radhë të parë. Kishte incidente më të mëdha që mbetën pa u ndëshkuar, si sulmi paraushtarak në Banjska”, ka shkruar Reuten.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika