Rinia Demokratike e Kosovës me aksion simbolik para qeverisë

Rinia Demokratike e Kosovës, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, përcjell KosovaPost.

Ata para qeverisë kanë shpalosur disa banerë në të cilët shkruhej “Rinia po ikë, Albin Kur’ti?”.

“‘Rinia po ikë, Albin Kur’ti?’ – ishte moto e këtij aksioni.
Sipas të rinjëve të PDK-së, përgjegjës për largimin e mbi 200 mijë qytetarëve nga Kosova, në tri vitet e fundit është qeveria.

“Kjo Qeveri është përgjegjëse për humbjen e shpresës dhe perspektivës së rinisë kosovare, e cila tashmë po projekton ëndrrat e saj larg familjes, shoqërisë dhe vendlindjes së tyre.
Rinia Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Qeveri, e cila ka dështuar të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e rinisë kosovare, duhet të jetë ajo e cila duhet të ikë në shtëpi.”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika