Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka publikuar të mërkurën disa pamje nga renovimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë, e cila ka thënë se është duke u transformuar sipas standardeve dhe nevojave kardiokirurgjike, përcjell Kosova Post.
“Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi. Në mjekimin intensiv të klinikës u rrit numri nga 4 në 10 shtretër”, është shprehur ministri Vitia.
Tutje thekson Vitia se është ulur lista e pritjes për pacientët që kanë nevojë për shërbime kardiokirurgjike.
“Çdo ditë punë të reja për transformimin e plotë klinikë për klinikë”, ka përfunduar ministri.
Postimi i plotë i ministrit Vitia në Facebook
Klinika e Kardiokirurgjisë – gjithçka në transformim
Është ulur lista e pritjes për pacientët nga 1 vit në 3 muaj.
Aktualisht po punohet në renovimin e riorganizimin e klinikës në tërësi.
Në mjekimin intensiv të klinikës u rrit numri nga 4 në 10 shtretër.
Dhomat për infeksione të rënda po izolohen sipas standardeve evropiane.
Sallat e operimit janë në proces të renovimit e riorganizimit në përputhje me nevojat dhe standardet kardiokirurgjike.
Numri i shtretërve në repart eshte rritur.
Klinika do ta ketë depon për barna, hapësirën për materiale kirurgjike, arkivën dhe dhoma për personelin shendetësor.
Janë duke u riorganizuar sporteli edhe po bëhen nyje sanitare të reja.
Çdo ditë punë të reja për transformimin e plotë klinikë për klinikë.
#MinistriaShëndetësisë #QeveriaPërShëndetësinë #KlinkaEKardiokirurgjisë