Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka mbërritur sot (e diel) në Kosovë së bashku me familjen e saj.
Ajo u pa me partnerin e saj, Taika Waititin, babanë Besnik Sahatçiun si dhe me motrën, Elenën.
Asaj iu bë një surprizë në aeroport, gjersa shihet një tortë dhe artistja duke fryrë qirinjtë.
“Mirë se erdhe në shtëpi dhe gëzuar ditëlindjen Rita Ora”, shkruhet në një pankartë.
Rita duket se këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë në vendlindje, e në vazhdim do të ketë edhe takime të tjera.
Krijuesja e një sërë hiteve erdhi pikërisht për festat e nëntorit, në një kohë të rëndësishme për shqiptarët.