Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një konfrence për media është orvatur të përgjigjet lidhur me kritikat që i janë ndajmbathur asaj përkitazi me temën e gazit amerikan, njofton Klan Kosova, transmeton Kosova Post.
Sipas Rizvanollit, projekti për gazsjellësin s’ka të bëjë me gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër, por për infrastrukturën që do ta sillte gazin natyror, dhe se duhet ende qartësim në lidhje me financat për projektin.
“Po flitet për gazin amerikan, jemi duke folur për ndërtim të infrastrukturës dhe në këtë rast është opsioni i ndërtimit të gazsjellësit, nuk jemi duke folur për gaz amerikan apo ndonjë shteti por jemi duke folur për mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës për sjelljen e gazit nga Greqia, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut”, tha ministrja.
Rizvanolli tha se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ende vendim, pasi nuk dihet kostoja totale e projektit.
“Strategjia e energjisë, në infrastrukturë të gazit, siç e kemi thënë prej fillimit të mandatit, qëllimi ynë është që vendimet qe i marrim në energji të jenë mirë të informuara dhe në këtë sektor, konsiderojmë që është e rëndësishme t’i kemi informata më të sakta”.
Rizavanolli tha se MSS ka kontribuar rreth 200 milionë euro, që do shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukturë, ani pse sipas saj, kjo shumë nuk e mbulon të gjithë koston.