Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, gjatë fjalëve përmbyllëse të mbrojtjes, ia tha troç Prokurorisë së Specializuar, se vetë ZPS-së i vjen turp nga argumentet e saja ndaj ish-kreut të UÇK-së.
Ai tha se nëse vet ZPS nuk është e bindur për argumentet ndaj Selimit, si mund ta bindë Gjykatën Speciale, transmeton Klankosova.tv.
“Të jem i sinqertë, siç dhe kemi bërë deri tani, unë kam një problem. Nuk ka asgjë në parashtrimet e Prokurorisë , të cilave mund t’u kundërpërgjigjem, pavarësisht se më keni dhënë dy orë e gjysmë për parashtrimet, Prokuroria me argumentet e veta, në kundërpërgjigjet e argumenteve tona, tha vetëm disa pika diskrete, që ne i kemi trajtuar kohë më parë. Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër zotëri Selimit”, tha ai.


























