Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, transmeton KosovaPost.
Rohde, në një postim në platformën X, ka thënë se procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet.
“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet”, ka shkruar Rohde në një postimi në platformën X.
Shqetësime për për moscertifikimin e Listës Serbe, më heret kanë shprehur edhe SHBA-ja e Bashkimi Evropian.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Shkak për moscertifikim janë bërë thirrjet nacionaliste të kryetarit të kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.