Tre persona janë sulmuar fizikisht pas një përleshje mes dy grupeve.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:40 në rrugën “Naim Syla”, Bresje në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë thuhet se gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër por pa lëndime, me ç ‘rast në vend- ngjarje është gjetur një gëzhojë dhe një pistoletë.
“Pas një përleshje në mes të dy grupeve ku dy të dyshuarit meshkuj kosovar i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovar. Gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër por pa lëndime, me ç ‘rast në vend ngjarje është gjetur një gëzhojë dhe një pistoletë”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.