Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten, e cila gjendej te prindërit e saj.
Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
“Prishtinë 10.08.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj. Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.