Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prizren i ka reguar pretendmit të LDK, meqë dje, kjo e fundit akuzoi partinë e Albin Kurtit dhe të Mythaher Haskukës për blerje të votave nga qytetarët në këmbim të thasëve me miell, transmeton Kosova Post.
Sipas Vetëvendojes, shpifjet e tilla të LDK-së janë pasojë e fakit se kjo parti ka kohë që ka humbur besimin e qytetarëve.
Ky është reagimi i plotë i Vetëndojes në Prizren:
LDK-ja në Prizren edhe një herë e shpërfaqi mjerimin e vet, duke treguar se ky subjekt moti e ka humbur rrugën në oborr, e ka humbur logjikën, por edhe shpresën te qytetarët e Komunës së Prizrenit, sepse ka kohë që e ka humbur besimin e qytetarëve. Duke qenë e vetëdijshme për këtë, ky subjekt politik dje lëshoi një shpifje, se gjoja “po keqpërdoret buxheti i Komunës”, duke “blerë vota në këmbim me dy thasë miell”.
E vërteta është se:
1. Mielli i shpërndarë në këtë fshat nuk është blerë nga Komuna e Prizrenit, por është donacion i pranuar nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Pra, nuk ka keqpërdorim të buxhetit komunal.
2. DPMS-ja, veçanërisht gjatë tërë kohës së pandemisë, edhe kur drejtor i kësaj Drejtorie ishte nga radhët e LDK-së, vazhdimisht ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike, si dhe për dru për ngrohje, edhe pse ishte fushata zgjedhore e vitit 2019.
Kjo nuk është hera e parë që LDK në Prizren po mundohet t’i vë në lajthitje qytetarët me shpifje dhe dezinformata në FB, për të fituar terren në kohë pandemie.
Reformat e filluara me qeverisjen e prof. dr. Mytaher Haskukës, nuk do të mund t’i ndalin dezinformatat e asnjë klani dhe të asnjë subjekti politik, sepse Prizreni do t’i vazhdojë ndryshimet.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Prizren
Prizren, 19 shtator 2021