Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të shtrirë për t’u kuruar nga COVID-19, raporton Kosova Post.
Sipas njoftimit nga ky Spital, nga 14 pacientë sa ishin të shtrirë më 11 gusht, tashmë numri i pacientëve të shtrirë me coronavirus është 64.
“Nga 64 pacientët e shtrirë me COVID-19, 47 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, katër pacientë janë në CPAP, ndërsa 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet njoftim.