Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar hetim nga Prokuroria lidhur me deklaratat, se Lumir Abdixhiku ka blerë postin e kryetarit, përcjell KosovaPost.
Tërmkolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo “është forma më e rëndë e korrupsionit”.
“Kur do t’i fillojë Prokuroria hetimet ndaj Lumir Abdixhikut, për blerjen e postit, Kryetar i LDK-ës?!(sipas deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu dhe Astrit Gashi!). Është forma më e rëndë e korrupcionit!
Pse ky është në krye të LDK-ës apo Rrugës së Re Sorosiane e me kumbarë Edi Ramen, qëllimet janë të shumta, por detyrë është veç një: shkatërrimi i LDK-ës Rugoviane deri në temel”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e saj.


























