Ukraina pretendoi se dronët rusë u rrëzuan në territorin rumun gjatë një serie sulmesh në qytetin fqinj ukrainas, transmeton Kosova Post.
Rumania, megjithatë, e mohoi këtë.
Nëse droni rus do të zbarkonte në territorin rumun, dhe nuk do të ishte në përgjim, atëherë do të ishte hera e parë që Rusia drejtpërdrejt, qoftë edhe aksidentalisht, do të godiste një shtet anëtar të NATO-s.
Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Kiev se Ukraina ka prova fotografike për të mbështetur pretendimin e saj.
Megjithatë, Rumania ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe BBC Verify thotë se nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e forografisë së publikuar.
Konflikti ndodhi teksa liderët rusë dhe turq po zhvillonin bisedime në Soçi.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan udhëtoi për në qytetin rus të Soçit në një përpjekje për të bindur presidentin Vladimir Putin të ringjallte një marrëveshje që i lejonte Ukrainës të eksportonte në mënyrë të sigurt grurë përmes Detit të Zi.
Putin tha se marrëveshja, të cilën Moska e braktisi në korrik, nuk do të rivendoset derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e tij për të hequr sanksionet ndaj produkteve bujqësore ruse. Por ai tha se Rusia po ecën përpara me planet për të ofruar grurë falas në gjashtë vende afrikane “dhe madje edhe logjistikë falas”.