Ukraina rrëzoi 57 nga 99 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës, thotë forcat ajrore të vendit. 36 dronë të tjerë imitues nuk arritën objektivat e tyre, sipas forcave ajrore të cilat nuk e specifikojnë se çfarë ndodhi me gjashtë dronët e mbetur.
Të dielën, sulmet ruse në Kiev vranë tre persona dhe lanë disa të plagosur, thanë zyrtarët lokalë. Një dëshmitar tha se “të gjithë filluan të bërtasin dhe të vrapojnë” ndërsa mbeturinat goditën një bllok apartamentesh,shkruan euronews.al. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha dje “këto sulme janë një realitet i përditshëm” dhe se “presion i ri ndaj Moskës” ishte i nevojshëm për t’i dhënë fund luftës.