Rusia thotë se do të përgjigjet pasi Moldavia vendosi t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës.
Moldavia vendosi disa sanksione kundër 13 individëve rusë në fillim të këtij viti, por thuhet se i është bashkuar grupit shumë më gjithëpërfshirës që BE-ja ka zbatuar kundër Moskës, ndërsa vendi përpiqet të afrohet më shumë me bllokun.
“Ne e konsiderojmë këtë si një hap tjetër armiqësor nga udhëheqja moldave, e cila është plotësisht e integruar në fushatën anti-ruse të ‘Perëndimit kolektiv’”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë, raporton Skynews, transmeton KK.
“Qëllimi i saj është shkatërrimi i plotë i marrëdhënieve ruso-moldaviane, të cilat, për fajin e Kishinevit zyrtar, janë tashmë në një gjendje shumë të mjerueshme. Moska do të hakmerret”, tha ministria.
Moldavia dhe Ukraina morën statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në qershor të vitit të kaluar dhe Maia Sandu, presidentja moldave, ishte në Kiev për të takuar Volodymyr Zelenskyyn të martën.