Ukraina raporton për sulme nga Rusia pas njoftimit për armëpushim.
Forcat ruse kanë sulmuar qytetin Kramatorsk në lindje të Ukrainës, bën të ditur në rrjete sociale, zëvendësdrejtori i administratës presidenciale, Kyrolo Tymoshenko.
“Pushtuesit kanë goditur qytetin me raketa dy herë”, tha ai pas fillimit të supozuar unilateral të armëpushimit nga Rusia.
Sipas burimeve të AFP-së, thonë se ukrainasit dhe reporterët dëgjuan bombardime në qytetin Bakhmut të premten pas orës 11:00, kur armëpushimi rus duhej të hynte në fuqi. Ata thonë se bombardimet nuk ishin të fuqishme si ato të ditëve të fundit.
Pak para njoftimit të Moskës për armëpushim, u raportua nga autoritetet ukrainase se forcat e Moskës kanë sulmur qytetin jugor Kherson, ku mbetën disa njerëz të vdekur dhe të plagosur.


























