Gjithsej 45 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë gjatë punës së tyre gjatë vitit 2021, transmeton Kosova Post.
Shumica prej tyre kanë humbur jetën në Afganistani, gjatë konfliktit atje, tha sot Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).
Nëntë gazetarë u vranë në Afganistan, tetë në Meksikë, katër në Indi dhe tre në Pakistanin fqinj.
IFJ, e cila përfaqëson rreth 600,000 profesionistë të medias në mbarë botën, tha se 45 gazetarë dhe punonjës të medias ishin vrarë në 20 vende, 33 prej të cilëve ishin vrarë në sulme ku cak ishin gazetarët, raporton AP./Kosova Post/