Krytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027, përcjell KosovaPost.
Haradinaj ka vlerësuar se kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s.
“Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018.”, ka shkruar ai.
“Por, për të arritur që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë Qeverinë më 2025 dhe të kemi dy vjet pandalur në angazhim të ngushtë me SHBA dhe NATO.”, shtoi ai.