Anëtari i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, do të takohet më 23 maj në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan mediumi boshnjak Oslobodenje.
“Do të mundohemi të flasim për projekte zhvillimore, do të kërkojmë disa modalitete”, tha Dodik.
Ai ka theksuar se i vjen keq për luftën në Ukrainë, derisa ka shtuar se “Perëndimi po përpiqet ta zgjasë atë konflikt”.
Dodik ka potencuar se Marrëveshja e Dejtonit krijoi një BeH që nuk i imponohet askujt.
“Natyrisht, ne nuk do ta pranojmë asnjë imponim”, tha Dodik.
Dodik tha se Republika Srpska nuk ka nevojë për BeH, e cila “është antikushtetuese” dhe në të cilën bllokohen projekte të rëndësishme për Serbinë dhe thonë se “ajo përdhos Marrëveshjen e Dejtonit”.
Ndryshe, Republika Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – ka miratuar të enjten e 23 marsit vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me diplomatët amerikanë dhe ata britanikë, kinse për shkak të “aktiviteteve kundër Marrëveshjes së Dejtonit (1995)”.
Ai ka theksuar se ka marrëdhënie korrekte dhe të mira me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, teksa a ka përmendur edhe Kosovën.
“Krahas përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të ruajtur integritetin e saj territorial dhe Kosova për të mbetur pjesë e Serbisë, siç e parashikon Kushtetuta, tani kanë ndodhur këto dy ngjarje tragjike që e kanë komplikuar situatën dhe i kanë bërë njerëzit edhe më të ndjeshëm”, pretendon ai.