Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger po e vlerëson krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si të rrezikshëm për Kosovën.
Madje, ajo ka thënë se tanimë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion dhe se vet serbët e veriut nuk janë të interesuar për krijimin e tij.
“Mendoj se Asociacioni është i rrezikshëm. Është mjet i Vuçiqit për të kontrolluar serbët në veri të vendit. Dhe sipas informatave që posedojmë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion. Përparësi do të ishte anëtarësimi i të gjitha këtyre komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Serbët në veri me të cilët kam biseduar, nuk janë të interesuar për Asociacionin, ata duan punë, shërbime shëndetësore, edukim dhe të mos jetojnë nën presionin e Serbisë. Përshtypja ime është se popullata lokale nuk ka interes më që të angazhohet për një Asociacion të komunave serbe”, ka theksuar Schneeberger në rtk.
























