Gazetari i së përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens ka shkruar se presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz duan zgjerim të shpejtë dhe konkret të BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Duke e paralajmëruar një artikull në numrin e nesërm të F.A.Z, ai ka thënë se Macron e Scholz, kanë shkruar një OPED, ku theksojnë se për integrimin e Ballkanit Perëndimor vendimmarrja duhet të bëhet nëpërmjet shumicës së kualifikuar në mekanizmat e BE’së, e jo me unanimitet.
Kosova është peng i 5 vendeve mos-njohëse për anëtarësim në BE si dhe institucione e organizata të ndryshme të BE-së
Kjo nismë e dy liderëve të BE-së, mund të jetë një përpjekje serioze për ta bërë të pamundur që shtetet ta bllokojnë njëra-tjetrën me lehtësi gjatë procesve të anëtarësimit.