Takimi i së hënës Kurti-Vuçiq ka marrë tashmë vëmendje madhore ndërkombëtare, ku tre krerët e shteteve më të mëdha evropiane, Gjermania, Italia, Franca i kanë nisur letër Presidentit të Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.
Përmbajtjen e letrës Vuçiq se ka bërë ende të ditur, derisa kabineti i tij njoftoi se do ta publikojnë ditën e nesërme.
Vetë ndërmjetësi i BE’së Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i Nivelit te Larte ne Bruksel të hënën “do të ketë vëmendjen më të madhe ndërkombëtare në historinë e dialogut dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve”.
Lajçak, gjithashtu, është shprehur se në Konferencën e Sigurisë ne Mynih, Kurti dhe Vuçiq “kanë dëgjuar qartësisht se çfarë pritet nga ta të hënën” nga Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës deri më tash nuk ka njoftuar për pranimin e një letre nga treshja kryesore e BE’së.