Kancelari Olaf Solz brenda ditës do të dorëzojë në parlamentin federal kërkesën për votëbesim, e cila pritet të çojë zyrtarisht në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për 23 shkurt 2025.
Deputetët do të votojnë të hënën, më 16 dhjetor.
Zgjedhjet janë planifikuar tashmë, por sipas kushtetutës, kancelari duhet të kërkojë votëbesimin në Bundestag, votimi duhet të bëhet brenda 48 orëve, kërkesa duhet të refuzohet dhe më pas presidenti federal duhet të shpërndajë parlamentin, shkruan abcnews.al.Pasojë e shpërndarjes është mbajtja e zgjedhjeve brenda 60 ditëve.