Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti arrin në Francë, pritet nga Macron në Pallatin Elysee

    “Narrativa të fabrikuara” – Islami reagon ndaj pretendimeve të Vuçiqit për vizitën e Kurtit në Paris

    Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

    Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

    Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit

    Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohen

    “Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat

    Berisha: Protesta e opozitës, në 17 prill

    Su*lmi SHBA-Izr@el godet kompleksin e metanolit në provincën Bushehr të Iranit

    Su*lmi SHBA-Izr@el godet kompleksin e metanolit në provincën Bushehr të Iranit

    Trumpi zgjedh zëvendësin e tij për president

    Lu*fta SHBA-Iran: Vance mohon praninë afatgjate, thotë se çmimet e karburantit do të ulen

    Sonte ndërrohet ora

    Haxhiu dhe Konjufca nderojnë vi*ktimat e m@sakrës së Podujevës

    Haxhiu dhe Konjufca nderojnë vi*ktimat e m@sakrës së Podujevës

    Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit, përveç anëtarit të L. Serbe

    Haxhiu “shpreh keqardhje” për ekspozitën skandaloze, thotë se vendimi u mor në Kryesi të Kuvendit, përveç anëtarit të L. Serbe

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

S’duam veri normal, na ktheni veriun e vjetër ! Pse Evropës i duhet veriu i vitit 2013 ?

04 Gusht 2024, 13:39
në Kryesore, OP / ED
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Nezir H. Kraki:

Tashmë u kuptua që Bashkimit evropian nuk i konvenon normalizimi i veriut dhe as normalizimi e forcimi i Kosovës si shet sovran e funksional. Madje, paradoksalisht dhe fatkeqësisht, kjo nuk i konvenon më as Amerikes. Kësaj Amerikës amnezike të disa diplomatëve mediokër që Kosovën ende e shohin si protektorat ndëkombëtar.

Nuk iu konvenon sepse veriu « serb » i Kosovës, nën menaxhim e qeverisje të Beogradit përmes bandave kriminale e paramilitare, ka qenë prej vitesh dhurata e shpresuar nga Serbia dhe e premtuar nga Perëndimi si kompensim për « humbjen e madhe » që ndodhi kur Kosova u shpall shtet. Veriu i serbizuar kriminalisht e politikisht ka qenë poashtu, per fatin tonë të zi, realiteti që i konvenoi kastës politike e banditeske të Kosovës për vite me radhë. Ajo kastë e bindi botën dhe aleatet tanë më të ngushtë se, përkundër shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të saj nga Perëndimi në vitin 2008 dhe përkundër vendimit të GJND-së që e konfirmoi atë shpallje në vitin 2010, Kosova ende s’kishte status as kufij të qartë, se Kosova s’ishte çështje e kryer por kontest i ngrirë. Ai realitet social e politik, i dëshiruar nga Evropa, i pranuar dhe i mbrojtur nga politika e mediat e Kosovës, u shëndrrua në realitet gjeografik me nevoja të veçanta dhe u bë arma më e fortë e Serbisë për sabotimin e shtetit të Kosovës.

Dhe, të gjithë jemi dëshmitarë se me çfarë zelli e përkushtimi mobilizohen ambasadat dhe komitat e funksionarëve mediokër evropianë e amerikanë që realiteti i veriut serb të mos ndryshojë, që veriu t’i mbetet Serbisë, nëse jo si tokë të paktën si trofe dhe si armë politike. Evropës i duhet ai realitet, me krim e me barrikada, sepse nga ai realitet kishte lindur « nevoja » per asociacionin serb dhe per bisedime politike me Serbine. Prandaj Hashim Thaqi, në kulmin e fushates së tij për rikthimin e statusit të Kosovës mbi tavolinë, me shpresen se hiper-faktorizimi do e bënte atë të paarrestueshem, deklaronte në OKB se « Kosova ishte gati për vendime të dhimbshme ». Ishte koha kur Kosova zyrtarisht pranoi kapitullimin në veri dhe u dorezua. Ishte koha kur Perëndimi dhe tuxharët e tij në Ballkan i donin qeveritë e Kosovës, jo i donin por i dashuronin, aq shumë kishte koordinim. Dorezimi i Kosovës u vulos në vitin 2015 kur në Kuvend u miratua « suksesi » i H Thaqit dhe I Mustafes që doli se ishte tradhëtia më e madhe që i ishte bërë Kosovës nga viti 1999.

Tash në 2023 dhe 2024 veprimet e vendimet e Kosovës, ma hater e me zor, me koordinim e pa koordinim, e detyruan atë realitet të ndryshojë, e thyen atë cikël kriminal dhe serbizues në të cilin gjendej veriu. Kosova e tashme ua prishi planet dhe « nevojat » per asociacion atyre që veriun s’munden dhe s’duan ta shohin ndryshe perveç barrikadë, krim dhe Serbi. Mobilizimi i mediave, i opozites, i BE-se dhe i diplomatëve kundër atyre vendimeve ishte prova më evidente se ndryshimi pozitiv në veri nuk duhej te ndodhte. Ishte prova se kastat proserbe të Perëndimit dhe të Kosovës i kishte përfshirë paniku se po zbehej nevoja për asociacionin e vitit 2013, kohës kur veriu s’ishte Kosovë.

Madje, siç e kam thënë më heret, për ta ndalë normalizimin e veriut, ndryshimin e gjendjes atje, Evropa dhe Amerika e inkurajuan dhe lejuan edhe sulmin terrorist në Banjskë, i menduar si mjet i shpejtë dhe brutal për ta frikësuar Albin Kurtin dhe për ta rikthyer versionin serb të asaj zone, versionin e krimit dhe barrikadave nga ku kishte « lindur » asociacioni. Thjesht, versionin kompatibil me asociacionin, versionin që i ishte premtuar Serbisë dhe me të cilin ajo do ta sabotonte Kosovën edhe një shekull.

Rreshtimi i evropianëve me Serbinë kundër futjes së Kosoves në Këshillin e Evropës ishte sulmi tjeter i koordinuar me Vuçiqin. Sulm kunder vet Evropës dhe planit të tyre franko-gjerman i cili i kërkonte Serbisë që mos ta pengonte Kosovën në nisma të tilla. Tash Evropa vendosi t’i njoh si legale pasaportat ilegale serbe per qytetarë të Kosovës. Asgjë e re, asnjë habi. Ky është sulm i ri kundër Koosvës, në favor të Serbisë dhe në pamundësi per t’ia rikthyer asaj veriun e premtuar, atë të versioneve që u thanë këtu sipër.

Nuk duhen shumë njohuri e madje as guxim i madh për ta kuptuar rrjedhen anti-Kosovë të ngjarjeve këto dy vitet e fundit. Sikurse nuk duhet shumë gjenialitet për ta kuptuar se këto veprime evropiane janë në dhunim flagrant të parimeve e vlerave të vet BE-së, fiks sikur janë dhunime të vlerave amerikane dhe mundit amerikan në Ballkan sjelljet kaubojeske të disave kur diplomacia amerikane bëhet skutave të Beogradit.

E tash doli Ura, gërdia diplomatike e radhës dhe krejt kjo që thash e që e kam thënë shpesh u konfirmua. Mobilizimi i Quintit për ndaljen e ndryshimit pozitiv në veri është për turp, është degradim i Perëndimit në nivele të papara më herët Kush është ai idiot që medon se një urë e mbyllur është vlerë evropiane apo amerikane, në një vend ku lufta ka përfunduar para 25 viteve ? Eshtë krejt e kundërta. Vlerat evropiane linden kur Franca e Gjermania ranë dakord për bashkim e hapje vetëm 5 vite pas Luftës së Dytë me mbi 40 milionë të vrarë. Prapa qëndrimit se Ura s’mund të hapet gjendet ideja se veriu është dhe duhet të jetë i ndryshëm nga Kosova. Ideja absurde se komunikimi dhe levizja e shqiptarëve dhe serbëve të asaj pjese përben rrezik për rendin ballkanik e botëror. Prandaj ura duhet të hapet me ose pa koordinim sepse i vetmi koordinim që i kërkohet Kosovës është ai për ta braktisur veriun.

Sipas meje, në baze te kesaj që thash dhe shumë arsyeve tjera, Kosova duhet ta pezullojë pjesëmarrjen në dialog derisa te mos jetë sqaruar pozicioni i BE-së ndaj saj.
Nuk mundet Kosova ta ketë përballë edhe Serbinë edhe BE-në si kundershtare dhe kërkuese. Nuk mundet Evropa ta zëvendësojë Serbinë në tavolinë. Rasti i Keshillit të Evropës ishte brutal: Kosoves iu kerkua asociacioni në shkëmbim të antaresimit, në vend se për asociacionin t’i kërkohej Serbise pranimi dhe respektimi i marreveshjes evropiane.

Aleatët meritojnë respekt dhe vlerësim por vetëm Kosova e ka detyrim të merret me veten dhe me veriun e saj. Perëndimi po kalon një moment paqartësie në shumë aspekte, nga ato sociale deri te ato të sigurisë dhe mbrojtjes. Në rrethana të tilla vendet e vogla shpesh mund të bëhen kurban i pazareve të medha gjeostrategjike. Kosova nuk duhet ta pranojë rolin e kurbanit sepose s’ka nevojë dhe as Perëndimi s’ka nevojë ta sakrifikojë projektin e Kosovës shtet.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti arrin në Francë, pritet nga Macron në Pallatin Elysee

“Narrativa të fabrikuara” – Islami reagon ndaj pretendimeve të Vuçiqit për vizitën e Kurtit në Paris

6 minuta më parë
Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

17 minuta më parë
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit

Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohen

39 minuta më parë
“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat

Berisha: Protesta e opozitës, në 17 prill

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH