Kuvendi i Kosovës do të mbaj sonte seancë plenare duke nisur nga ora 19:00, përcjell KosovaPost.
Besnik Tahiri, shef i Grupit parlamentar të AAK-së, tha pas mbledhjes së Kryesisë se gjatë kësaj seancë së pari do të formohen komisionet parlamentare, pastaj si pikë e dytë do të jenë ndarjet buxhetore dhe pikë e tretë do të jetë rezoluta për krerët e UÇK-së që janë në Hagë.
Tahiri ka deklaruar se në seancën e sotme nuk do të jenë për votim marrëveshjet ndërkombëtare.
Këtë e ka thënë edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ajo ka thënë se fillimisht përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare do ta analizojnë këtë Rezolutë, por që gjatë mbledhjes së kryesisë ka pasur vullnet nga Grupet Parlamentare që kjo rezolutë të ketë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu ka thënë se pavarësisht dallimeve mes partive politike, kur bëhet fjalë për luftën e drejtë të UÇK-së dhe padrejtësitë në Hagë, duhet të jenë të unifikuar.


























